HomeAktualitetDebat

“Kur i dëgjoj gërhitjen e marr në telefon për t’i nxjerrë gjumin”! Rama “tregon” prapaskenat e takimeve me kryedemokratin Basha: Kur vjen Likja, Luli trash zërin!

“Kur i dëgjoj gërhitjen e marr në telefon për t’i nxjerrë gjumin”! Rama “tregon” prapaskenat e takimeve me kryedemokratin Basha: Kur vjen Likja, Luli trash zërin!

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është shfaqur në spektaklin e humorit ‘Klanifornia’, ku është bërë pjesë e disa skeçeve.

Pjesë nga emisioni

Na trego detaje nga patronazhimi i Bashës?

Rama: Nga ora 8:30 ai vesh pizhamat dhe bëhet gati që të futet në krevat dhe aty e dëgjon zërin tim si ninullë. Nuk ta them dot. Po është passëord për gjumë. Kur i dëgjoj gërhitjen, e marr edhe njëherë në orën 9:30 për t’i nxjerrë gjumin.

Çfarë ndodh në takimet me Luli? Luani playstation, pini verë?

Rama: Si nuk të vjen turp? Kur takohemi me Lulin, shikojmë njëri-tjetrin dhe flasim në sy. Ai nuk flet dot, dhe flet me sy. Se ka doktorin me hije. Ka edhe atë tjetrin. Liken! Kur vjen Likja, Luli trash zërin!