HomeAktualitetDebat

Kryemadhi tregon konfliktet me Metën: Shahemi e zihemi me mesazhe! Një ditë e bëra bllok, ishte Basha ndërmjetësuesi që na pajtoi

Kryemadhi tregon konfliktet me Metën: Shahemi e zihemi me mesazhe! Një ditë e bëra bllok, ishte Basha ndërmjetësuesi që na pajtoi

Monika Kryemadhi ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se me presidentin Meta zihet dhe shahet në mesazhe.

Ajo ka treguar një rast kur i ka bërë bllok bashkëshortit të saj dhe ka qenë kryedemokrati Lulzim basha ai që ka bërë rolin e ndërmjetësit për t’u takuar.

“Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar.

Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve.

Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte”, tregoi Kryemadhi.