HomeAktualitetDebat

“Papleka, oficer i shquar”! Mero Baze me ironi: Basha lavdëron vrasësin e Elbasanit, por ka një problem! Qitës i aftë, por ka vrarë në emër të Lulit

“Papleka, oficer i shquar”! Mero Baze me ironi: Basha lavdëron vrasësin e Elbasanit, por ka një problem! Qitës i aftë, por ka vrarë në emër të Lulit

Lulzim Basha tha mbrëmjen e së enjtes në ‘Open’ se vrasësi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan është një oficer i shquar.

Kreu i PD shkoi deri aty saqë e mbrojti edhe armatosjen e tij, duke u shprehur se pistoletën e kishte me leje.

Në lidhje me këto deklarata skandaloze në favor të autorit të vrasjes, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit dhe botuesit te gazetes “TemA” Mero Baze, i cili me nota ironie thote se vertet mund te jete nie qites i afte, por ka vrare nje qytetar ne emer te kryetarit te PD!

“Lulzim Basha ka lavdëruar vrasësin e Elbasanit si ushtarak shembullor.

Në fakt të gjithë biem dakord që si qitës ishte i aftë.

Problemi është se ka vrarë një qytetar në emër të Lulit”, shkruan Baze!