HomeAktualitetDebat

FOTO LAJM/ Basha shkon në vendin e krimit, por Elbasani e bojkoton pas vrasjes nga paramilitarët e tij

FOTO LAJM/ Basha shkon në vendin e krimit, por Elbasani e bojkoton pas vrasjes nga paramilitarët e tij

Lulzim Basha ka shkuar këtë të premte në Elbasan, vendin e krimit ku paramilitarët e tij vranë një kundërshtar, për të mbyllur fushatën e Partisë Demokratike.

Vrasje që i ka dhënë një goditje të rëndë PD-së në Elbasan, dhe jo vetëm.

Për shkak të krimit të rëndë, Basha është bojkotuar në Elbasan dhe në shesh, në mitingun përmbyllës të PD-së, kanë marrë shumë pak njerëz.

Basha natyrisht, nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen dhe krimin e rëndë që tronditi Elbasanin, qoftë dhe duke kërkuar falje për shqetësimin dhe trazimin që i shkaktuan këtij qyteti.