HomeAktualitet

Olti Curri kërkon ndarjen e Shqipërisë veri-jug: Koha të shpallim pavarësinë nga dashnorët e diktaturës

Olti Curri kërkon ndarjen e Shqipërisë veri-jug: Koha të shpallim pavarësinë nga dashnorët e diktaturës

Blogeri Olti Curri ka shprehur në vijimësi pakënaqësitë e tij ndaj shqiptarëve që kanë votuar për Partinë Socialiste.

Së fumdi ai ka dalë me një propozim konkret që sipas tij mund të sillte fitoren e PD-së.

Curri kërkon ndarjen e Shqipërisë veri-jug duke shpërndarë edhe hartën e qarqeve që votuan për Partinë Demokratike dhe atyre që votuan Partinë Socialiste.

“Koha të shpallim pavarësinë nga dashnorët e diktaturës”, propozon Curri i cili njihet për marrëdhëniet e afërta me opozitën dhe kryesisht për respektin ndaj sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi.