HomeAktualitetDebat

“PD-ja veproi më mirë”, Pjerin Ndreu kritikon kandidatët e PS: Humbëm në Lezhë nga …

“PD-ja veproi më mirë”, Pjerin Ndreu kritikon kandidatët e PS: Humbëm në Lezhë nga …

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu nuk i ka kursyer kritikat ndaj kandidatëve socialistë në qarkun e Lezhës, pasi Partia Socialiste humbi me rezultatin 4-3.

Sipas Ndreut, kandidatët kanë bërë fushatë për veten e tyre duke krijuar një luftë brenda llojit, gjë e cila ka sjellë gabime në votim.

Ndreu pretendon se 70% e votave të pavlefshme për këtë qark i përkasin PS-së. Kjo gjë mund të shmangej sipas tij nëse kandidatët do të bënin si kundërshtarët që kërkuan votë për partinë dhe jo për veten e tyre.

Rikujotjmë se qarku i Lezhës përfundoi në favor të PD-së. Nga numërimi i votave rezultoi që PD-ja ka siguruar katër mandate, ndërsa PS-ja vetëm 3 mandate. LSI-ja nuk arriti dot të marrë asnjë mandat.

Reagimi:

Lezha si Qark 4-3 per PD!

Dua te falenderoj te gjithe strukturat e Partise Socialiste ne teritorin e Bashkise Lezhe, si dhe shume te tjere, qe na mbeshteten dhe votuan per Nr 12.

Lezha doli me -237 vota, por taktika e gabuar ne luften brenda llojit per votat e kandidateve, dhe gabimet njerezore ne votim, bene qe te dalin te pavleshme rreth 2400 vota, ku te pakten 70% e tyre jane votues te 12, pra Partise Socialiste!

Taktikisht duhet thene PD veproi me mire se kerkoi vetem per numrin 9 pa numrat e kandidateve!

Shumica e votueseve kane votuar 12, por kane votu

kandidatin vertikalisht duke e bere te pavleshme voten.

Gjithsesi ju jam mirenjohes te gjitheve, sepse fale nesh, PS Lezhe, u ruajt mandati i trete ne qark qe ishte dhe objektivi jone!