HomeAktualitetDebat

Surpriza: Djali i Aqif Rakipit thyen hersin dhe merr mandatin e deputetit

Surpriza: Djali i Aqif Rakipit thyen hersin dhe merr mandatin e deputetit

Ornaldo Rakipi, kandidati për deputet që renditej i 30-ti në Qarkun e Tiranës, ka thyer herësin, duke marrë më shumë se 14 mijë vota për të qenë në Parlament.

Rakipi aktualisht ka mbyllur votimin me 14631 vota në Qarkun e Tiranës.

Ai gjithashtu kryeson dhe në Bashkinë e Kavajës, duke lënë pas Etjen Xhafajn.

Kjo është një surprizë, duke qenë se Rakipi, një emër i panjohur, ka lënë pas emra të tillë si Pandeli Majko apo Mimi Kodheli, që duket se nuk do hyjnë në Parlament.

Në Tiranë, për PS-në deri më tani si më e votuara rezulton Belinda Balluku.