HomeAktualitetDebat

Shkrirja e LSI-së bashkon Ilir Metën me Monikën, pas përplasjes për vajzën numër dy të Vlorës

Shkrirja e LSI-së bashkon Ilir Metën me Monikën, pas përplasjes për vajzën numër dy të Vlorës

Pas humbjes të thellë dhe pothuajse shkrirjes së LSI-së, çuditërisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dukur më të qetë.

Madje Meta ka publikuar edhe një foto sot me Monikën, pasi festojnë ditëlindjen e djalit.

“Me SuperMonën”, shkruan ai.

Me sa duket tashmë e kanë mbledhur mëndjen dhe po i kushtojnë më shumë kohë njëri-tjetrit dhe familjes, pas përplasjes që patën gjatë fushatës për vajzën e numrit dy të Vlorës, për të cilën Ilir Meta doli personalisht për të bërë fushatë.