HomeAktualitetDebat

Turpi politik Petrit Vasali që bëhet… deputet! I’a kalojnë gjithë “kalamajtë” e LSI-së, merr 362 vota në total! 10 mijë i’a “vodhën”

Turpi politik Petrit Vasali që bëhet… deputet! I’a kalojnë gjithë “kalamajtë” e LSI-së, merr 362 vota në total! 10 mijë i’a “vodhën”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ishte i treti në listën e kësaj partie për Qarkun e Tiranës, ka marrë veç 362 vota.

Atij ia kanë kaluar edhe “kalamajtë” e LSI-së.

Tani imagjinoni si është katandisur kjo parti, kur nënkryetari i saj merr veç 360 vota.

Por njëkohësisht tregon se kamikazët në politikë nuk i voton më njeri, pasi Vasili për vite me radhë është keqpërdorur nga Ilir Meta e Monika Kryemadhi, më keq edhe se Blushi i Metës, duke dalë e thënë marrëzira çdo ditë.

Tani edhe mund të thonë se na vodhën votat, por kur merr 360 vota, vështirë se mund të kesh gojë që të flasësh.