HomeAktualitetKryesore

Kryeministri Rama publikon foton dhe përcjell mesazhin e veçantë: Respekt përjetësisht

Kryeministri Rama publikon foton dhe përcjell mesazhin e veçantë: Respekt përjetësisht

Mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale në nder të të Dëshmorëve të vendit, në ditën e tyre.

Rama ka shpërndarë një foto nga varrezat e Dëshmorëve dhe shkruan: “Respekt përjetësisht.”

Sot është 5 maj, e cilësuar si dita e Dëshmorëve.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.