HomeBota

LIVE: Shihni ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë!

LIVE: Shihni ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë!

Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë raketa kineze dhe vijon në gjithë botën makthi i rrëzimit të mbeturinave të raketës kineze, që janë në një rënie të lirë.

Mbeturinat e raketës që peshon plot 18 tonë pritet të rrëzohen në tokë mbrëmjen e sotme, ose mëngjesin e të dielës.

Ushtria amerikane, e cila po ndjek hap pas hapi segmentin e raketës, tha më herët se mbeturinat do të bien në Turkmenistan, në Azinë Qendrore, rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4:30 paradite të dielën).

Ndërkohë, teksa e gjithë bota është me sytë nga qielli, më poshtë po ju sjellim videon, që tregon “Live” lëvizjet e raketës kineze.

Në video, që ka ndjekur raketën prej ditës së djeshme, shihet se raketës i kanë mbetur edhe më shumë se 3 orë për t’u rrëzuar në tokë.