HomeKronike

Dhimbje e madhe! Aktorja e njohur shqiptare në zi, pas babait, humb një tjetër njeri shumë të shtrenjtë për të

Dhimbje e madhe! Aktorja e njohur shqiptare në zi, pas babait, humb një tjetër njeri shumë të shtrenjtë për të

Aktorja e njohur Lisa Kujofsa ka humbur një person të shtrenjtë, motrën e saj të vogël! Në një status me fjalë të ndjera në Instagram, ajo shkruan se motra Ani Kujofsa, sot u nda nga jeta por nuk jep arsyen se përse. Ndërkohë që vetëm pak vite më parë u nda nga jeta dhe babai i saj, aktori i njohur shqiptar Fadil Kujofsa.

Postimi i aktores:

Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj…

Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Miq, nësë në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës.

Me hidhërime familja Kujofsa