HomeAktualitetDebat

Kreshnik Spahiu nuk përmbahet ndaj demokratëve: Injorantë të sëmurë, po mbroni gafën e Lulzim Bashës me gafa tjera

Kreshnik Spahiu nuk përmbahet ndaj demokratëve: Injorantë të sëmurë, po mbroni gafën e Lulzim Bashës me gafa tjera

Sot është një festë e rëndësishme për komunitetin musliman, të cilët pas një muaj sakrifice të agjerimit, falin Fiter Bajramin.

Urimet ishin të shumta në këtë ditë, por ajo që ra në sy ishte kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili duket se e ka ngatërruar këtë festë me Sulltan Novruzin.

Kreshnik Spahiu nxjerr foton e Lulzim Bashës që po ‘pushton’ rrjetin: Do ja ketë hequr magjinë e keqe me fije leshi ose me sheqer
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër ndaj demokratëve të cilët po përpiqen ta mbrojnë gafën e Lulzim Bashës me argumentin që edhe Bektashinjtë janë Musliman.

POSTIMI I SPAHIUT

“Demokratët po mbrojnë gafën e Bashës që shkoi tek Baba Mondi duke ngatërruar Fiter Bajramin me Sulltan Nevruzin me argumentin që edhe Bektashinjtë janë Musliman.

Dy pyetje kam për këta injorant të sëmurë:

1- A mund të shkosh në kishë Ortodokse të urosh Pashkët Katolike sepse të krishtere janë të dyja kultet?

2- Në cilin vend të botës Bajrami falet në Teqe dhe jo në Xhami?”, shkruan Kreshnik Spahiu.