osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Lul, për të ardhur në pushtet të duhen edhe 200 mijë vetë… që gënjehen lehtë!

Lul, për të ardhur në pushtet të duhen edhe 200 mijë vetë… që gënjehen lehtë!

Nga Anri Bala

Duke parë Lulin që ka nisur luftën, e çdo ditë del e mban fjalime përpara “elektoratit”, pa kuptuar se zgjedhjet janë e kaluar, nuk më vjen asgjë tjetër në mendje se t’i jap një dorë. Një të shtyrë… ta ndihmoj me pak fjalë! Madje, nëse dikush është skeptik për qëllimet e mia të mira, ju them se këtë punë e kam marrë seriozisht. Tek e fundit më vjen keq për të… por në radhë të parë më dhimbset dhe vetja, sepse ai nuk ka ndërmend të heq dorë, e “kur s’ke pulën do të hash sorrën”… thotë populli.

Në fakt unë Lulin e ndihmoj herë pas here, me artikuj të ndryshëm, që kanë të bëjnë me korrupsionin, vjedhjen, drogën, vilat dhe paratë e krimit, që sa do idiote të ishin tek njëra do qëlloja… e për dijeni të Lulit, të tilla artikuj i publikoj prej disa vitesh në median ku punoj. Por ndoshta nuk na përputhen oraret. Ndoshta jetojmë të dy në kontinente të ndryshëm, e kur unë punoj ai flen, e kur unë fle ai rri zgjuar… se tjetër shpjegim racional nuk kam.

E duke qenë se Luli nuk e ka vënë kurrë “ujin në zjarr” për të tilla probleme, që mua më shqetësojnë e i kam denoncuar herë pas here, unë kam menduar se ai po fle ndërkohë që unë punoj, se ndryshe nuk më del llogaria, që një njeri që do të bëhet kryeministër, as që do t’ia dijë çfarë dëshirojnë qytetarët e tij. Ne fakte, Luli llomotit… ne dokumenta, Luli bërtit… por me dorë nuk e preku kurrë një indicie nga media, se s’po i quaj prova, që ta çonte deri në fund betejën me ligjin… As e ka bërë, as ka për ta bërë hiqeni nga mendja!

Me dhjetra vetë vijnë vërdall rreth e rrotull SHQUP-it, tamam si zogjtë e korbit, por si ka mundësi që asnjëri prej tyre nuk paraqet në katër vite, qoftë një provë të vetme për një ministër të lidhur me krimin, një deputetë që vjedh para publike, një zyrtarë i zhytur në korrupsion që ka përfituar para nga fondet publike, një vilë, apartament, makinë, pushim, shkollim, fustan, çantë apo orë… nga tufa e “hajdutëve dhe kriminelëve” që po na qeverisin?! Si ka mundësi Lul?!

Tani ti duhet të na e ndash këtë gjë Lul, një herë e mirë. Ata ose janë të paaftë të kryejnë punën e tyre, ose janë shumë të aftë, por ti nuk do që të publikosh asgjë nga këto që unë përmenda, sepse të ka rënë takati nga rehati si “kryeministër” i SHQUP-it dhe i lularëve, e terezia ta ka “mshel gojën”, e s’ka Zot që ta hap. E kur mendoj të gjitha atributet që të jepen, duke qenë askushi… gjykoj se budallai këtu jam unë e Luli është i mençur, se s’ka ç’i duhet atij t’i hyj asaj valle, kur jeton e majmet si kryeministër.

Nëse qeveria jep tendera të korruptuara, t’i del e bërtet se do bësh të pamundurën të ndalësh kriminelat, e zotohesh se më parë ata do kalojnë mbi trupin tënd, nëse diçka e tillë do ndodh. Por pastaj harron shpejt edhe trupin… edhe turpin… e nisesh fluturak pas betejave të tjera humbëse… për ne, por jo për xhepin tënd. E të ndash gjysmën e tepsisë me qeverinë, ti “bash” kryeministër je… bile më mirë se kryeministri, ortak në qeverisje por pa firmosur shkresa. Ku ka më mirë!

E nëse më thua se ata që ke rrotull janë të paaftë të gjejnë dokumenta që drejtësia të kap hajdutin, prapë nuk të besoj. Mjafton të merrje publikimin e çdo gazetari që denoncon korrupsionin dhe krimin, e sot do ishe kryeministër Lul, e nuk kishe pse justifikoje apatinë tënde me dalje në “sheshe”. Por ti nuk do! Mendon se duke ndenjur e fjetur mbi dafina, do të të vij pushteti vetë, pa lodhje, se ne do të mërzitemi me Ramën, ndërkohë nuk kemi një më të mirë se ai… nga gjirizi politik!

Por unë prapë të dua fort, se më dhimbsesh ti edhe vetja, e ndaj një këshillë do ta jap: Formula se si rrëzohet Rama është fare e thjeshtë! Ty të duhen edhe 200 mijë vetë, që gënjehen lehtë, edhe Ramën e hedh me këmbë përpjetë! Por, që ta bësh këtë duhet të tregosh këllqe dhe të kesh byt*ë vetë…!/Ekskluzive.al