HomeAktualitetDebat

Po 10 mijë vota kush i mori?! Basha vazhdon gafat: Kemi marrë 670 mijë vota, 620 mijë të numëruara dhe 40 mijë që s’na i kanë quajtur…660 mijë

Po 10 mijë  vota kush i mori?! Basha vazhdon gafat: Kemi marrë 670 mijë vota, 620 mijë të numëruara dhe 40 mijë që s’na i kanë quajtur…660 mijë

Lulzim Basha ka ngritur pretendimin në mbledhjen e kryesisë së PD se në zgjedhjet elektorale të 25 prillit ka mundur të marrë 670 mijë vota.

Ai është kundërshtuar nga Fatbardh Kadilli i cili i ka kërkuar të qëndrojë korrekt me shifrat pasi rezultati flet për 620 mijë vota në favor të PD.

Basha ka shtuar se llogaria e tij vinte duke numëruar edhe 40 mijë vota të pavlefshme.

Ndërkohë, i është vendosur në dukje se megjithë shtimin e votave të pavlefshme sërish gabonte në kalkulime me 10 mijë vota.