HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit publikon videon me shkeljet e rënda të Ilir Metës

VIDEO/ Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit publikon videon me shkeljet e rënda të Ilir Metës

Komisioni Hetimor ka nisur mbledhjen e radhës për dorëheqjen e Presidentit, Ilir Meta.

Ka qenë kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni, që ka marrë fjalën duke paraqitur edhe provat kundër Metës me zë dhe figurë.

Në seancën e sotme janë publikuar disa video të konfliktit të famshëm të kreut të shtetit në zyrat e FRD-së ku u përplas me policinë.

Presidenti këto thirrje të forta që lidhen me dhunë i ka bërë pak para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Videon e përplasjes së Metës, Spartak Braho kërkoi ta shihte dy herë.

U emocionuat zoti Braho, mua më erdhi keq”, tha Alket Hyseni. Në video u transmetuan edhe fjalët e pista të artikuluara nga personat e pranishëm në konflikt.

Por, ndërkohë që Komisioni Hetimor zhvillon mbledhje për shkarkimi e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Slloveni.