HomeSport

Partizani fiton supersfidën e titullit. Laçi trondit Tiranën, Vllaznia nuk dorëzohet

Partizani fiton supersfidën e titullit. Laçi trondit Tiranën, Vllaznia nuk dorëzohet

Partizani ka fituar 1-0 në Durrës ndaj Teutës, duke marrë kryesimin e renditjes.

Të kuqtë kanë 62 pikë, po aq sa edhe durrsakët, por kryesojnë falë golaverazhit.

Goli i fitores për Partizanin u shënua nga Çinari, në minutën e 24-t të pjesës së parë.

Ndërkohë, Laçi mposhti Tiranën 1-0, duke ruajtur vendin e tretë të renditjes me 60 pikë, po aq sa edhe Vllaznia, që mposhti me të njëjtin rezultat Kastriotin.

Ndërsa Skënderbeu fitoi pastër 2-0 Apoloninë.