HomeAktualitetDebat

Rama nxjerr video nga fshati i Bes Kallakut: Po rilind si një qendër e bukur rezidenciale!

Rama nxjerr video nga fshati i Bes Kallakut: Po rilind si një qendër e bukur rezidenciale!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rindërtimi i banesave, që u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që po vijon në Bubq të Krujës, ku së shpejti, dhjetëra familje do të kenë një shtëpi dhe një lagje të re.

Rama shkruan se po rilind si një qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti.

“MIRËMËNGJES

dhe me zemrën e Bubqit që po rilind si një qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.