HomeAktualitet

Këshilltari i Bashës, qoftexhiu i çadrës që shitet nga SHQUP si këshilltari i Merkelit kundër vendimit të DASH: Duhet të shpallej autokrati i korruptuar Edi Rama që ka manipuluar zgjedhjet! Berisha ka ndihmuar SHBA dhe është mik i tyre

Këshilltari i Bashës, qoftexhiu i çadrës që shitet nga SHQUP si këshilltari i Merkelit kundër vendimit të DASH: Duhet të shpallej autokrati i korruptuar Edi Rama që ka manipuluar zgjedhjet! Berisha ka ndihmuar SHBA dhe është mik i tyre

Këshilltari gjerman i Lulzim Bashës, që PD e shet si këshilltarë Të Merkelit dhe CDU që u dend me qofte në Tiranë dhe protestonte me opoziten sa herë i jepnin racionin Martin Henze, sot ka marrë guximin të hiqet si këshilltarë i vërtetë dhe ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur Sali Berishën si person të padëshiruar.

I prezantuar fillimisht si këshilltari personal i Angela Merkel nga Basha, Henze thotë se SHBA duhet të shpallte “non grata” Edi Ramën pasi sipas tij ka manipuluar zgjedhjet.

Ai e cilëson Berishën si mik të amerikanëve që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pyetja është pse tani kjo, pikërisht në një kohë kur manipulimet masive nga autokrati po ekspozohen, dhe një mik i mirë i SHBA-së, i cili ka ndihmuar SHBA-në në shumë mënyra, po dëmtohet.

Në Shqipëri ekziston një qeveri kleptokratike, socialiste Edi Rama, i cili ka vendosur të bëjë jofunksional shtetin e së drejtës, që organizon një nga drejtuesit më të korruptuar, në të gjithë botën, politikisht përgjegjës për rritjen e trafikut të drogës, dhe manipulimin e zgjedhjeve”, shkruan Henze.