HomeAktualitetDebat

Politika shqiptare ‘zien’ pas vendimit të DASH për të futur Berishën në listën e zezë, Rama bën këtë lëvizje

Politika shqiptare ‘zien’ pas vendimit të DASH për të futur Berishën në listën e zezë, Rama bën këtë lëvizje

Kryeministri Edi Rama ka darkuar mbrëmjen e sotme me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, kompania e të cilit do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.

Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se në darkën e sotme kanë diskutuar pikërisht rreth këtij projekti.

“Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Rama.

Kjo lëvizje e kryeministrit vjen në momentin kur politika shqiptare ‘po zien’ pas vendimt të amerikanëve për të futur Sali Berishën në listën e zezë.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim nga Rama për këtë ngjarje.