HomeAktualitetDebat

Berisha i di shqiptarët të “verbër”! Në 30 vite kam shtuar vetëm 34 metra shtëpi?! Po më gjetët pasuri të tjera, jua kam falur!

Berisha i di shqiptarët të “verbër”! Në 30 vite kam shtuar vetëm 34 metra shtëpi?! Po më gjetët pasuri të tjera, jua kam falur!

Sali Berisha thotë se në 30 vite është pasuruar me vetëm 34 metra më shumë sipërfaqe banimi.

I ftuar në ‘Opinion’ ai mohoi që aleatët e tij Ilir Meta, Fatmir Mediu etj të jenë pasuruar gjatë qeverisjes me të. Berisha mohoi gjithashtu që të ketë penguar hetimet ndaj tyre.

“Nga diktatura e deri më sot unë kam shtuar vetëm 34 metra. Të vijë kush të dojë, po gjeti të tjera, jua kam falur” – tha Sali Berisha që kurrë s’ka sqaruar minimalisht vilën e Lalëzit apo zyrën luksoze që ka në Tiranë.