HomeAktualitetDebat

Tre ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë zbarkojnë në Tiranë, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër

Tre ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë zbarkojnë në Tiranë, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër

Priten zhvillime të reja në Shqipëri. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mësohet se do të presë të dielën në një takim ministrat e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Sllovenisë, Ante Logar dhe Çekisë, Jakub Kulhánek.

Tre ministrat e vendeve anëtare të BE-së mbërrijnë në Tiranë pas takimeve që kanë zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit katër palësh, ministrat e Jashtëm do të dalin në një deklaratë për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, tre ministrat do të priten në takime nga Kryeministri, Edi Rama, Presidenti, Ilir Meta dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.