HomeDebat

Gazetari i familjes Berisha tallet me kreun e PD: Basha u kthye në meme, derisa iu trash zëri. Iu deshën 8 vite

Gazetari i familjes Berisha tallet me kreun e PD: Basha u kthye në meme, derisa iu trash zëri. Iu deshën 8 vite

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është befasuar me një nga “kriteret” për të qenë lider i opozitës.

Ka qene gazetari i familjes Berisha, Çlirim Peka, ai qe eshte tallur me kreun aktual Lulzim Basha, kur tha se iu deshen 8 vite qe ti trashej zeri, pasi ishte kthyer ne “meme” tere keto vite!

I ftuar në emisionin e “Zeni.tv”, Shehaj u shpreh se ishte i lumtur me zërin e tij, ndërsa batuta e gazetarit dhe analistit Andi Bejtja ka shkaktuar humor tek të ftuarit e tjerë.

Pjese nga biseda:

Çim Peka: Basha është kthyer në meme derisa iu trash zëri. Iu deshën 8 vite në opozitë derisa iu trash zëri. Të ketë një zë të pranushëm për lider.

Agron Shehaj: Më bën përshtypje gjykimi i një lideri në bazë të zërit. Nuk e di ça mendon ti për zërin tënd.

Çim Peka: Lidershipi ka ca elementë të lindër

Agron Shehaj: Unë jam shumë i lumtur për zërin tim dhe nuk do përpiqem ta ndryshoj.
Andi Bejtja: Dmth na duhet një drejtues me zë si Aleksandër Gjoka.

Çim Peka: Zëri është simbolika. Thelbi është lidershipi dhe përqëndrimi.