HomeAktualitetDebat

“Rakia qenka e mirë”! Kryeministri Rama flet me ironi, vë në siklet ministrin Ahmetaj me batutat e tij: Merre me vete gotën!!

“Rakia qenka e mirë”! Kryeministri Rama  flet me ironi, vë në siklet ministrin Ahmetaj me batutat e tij: Merre me vete gotën!!

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të hëne ka qenë në Manzë ku ka inspektuar nga afër ndërtimin e banesave të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 dhe ka dorëzuar çelësat e banesave të mbaruara në Manzë të Durrësit.

Rama në vizitën e tij ka bërë batuta me banorët, ku një kryefamiljarje i ka thënë se do i merrte çandrën.

Ndërkohë gjatë vizitave në banesat e ndërtuar një familje nga Përmeti e ka qerasur me raki kryeministrin Rama.

Rama në bashkëbisedim me familjarët dhe me ministrin Ahmetaj, i ka thënë këtij të fundit se rakia ishte e mirë dhe ta merrte me vete gotën.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Banori: Kjo rakia është shumë e veçantë

Rama: Më pëlqen që gruaja u ul dhe ti shërben

Banori: E nxora vetë

Rama: Paskam ndikuar unë, këtu gabove se duhet t’ja kishe dhënë të parës gotën

Banori: Është nga Tepelena nuk e pi

Rama :Tani hidhi dhe këtij

Banori: Shef i mirë ky

Rama: E merr me vete se ai është Gjirokastrit, po ky apo nuk quhet

Banori : Unë jam nga Përmeti por vetëm e bëj rakinë, për ta pirë nuk e pi

Rama : Një gëzuar do e bësh ti, rakia qenka shumë e mirë.

Ahmetaj: Si e paske rakinë vërtet mo,

Rama: Merre gotën me vete .