HomeSport

Talentin e kombëtares e heqin nga ekipi. Alarmohen të gjithë!

Talentin e kombëtares e heqin nga ekipi. Alarmohen të gjithë!

Te Skënderbeu ishte një yll pasi shkëlqente në ç’do ndeshje, por në Hungari Liridon Latifi po vuan.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, pas largimit nga Korça, po kalon një periudhë të keqe në karrierën e tij pasi po lihet vazhdimisht në stol nga trajneri i Akademi Pushkash.

Situata është përkeqësuar sidomos pas barazimit ndaj Honved me rezultatin 1-1.

Trajneri i Pushkash Akademi, Attila Pinter është shprehur:

“Është e pashpjegueshme mënyra e lojës së Latifit. Po bën shumë gabime dhe nuk e ndihmon aspak skuadrën. Unë gjithmonë luaj me ata futbollistë që janë gati të japin gjithçka nga vetja e tyre për klubin dhe skuadrën. Nuk do e ndryshoj as në këtë rast parimin tim . Zgjidhni mes meje dhe tij, dikush duhet të largohet”.