HomeAktualitet

Ngjarja e pakëndshme e modeles shqiptare, akuzon spitalin gjerman për racizëm

Ngjarja e pakëndshme e modeles shqiptare, akuzon spitalin gjerman për racizëm

Modelja e njohur Arbenita Ismajli dhe reperi Fero u bënë në muajin prill prindër për herë të parë. Jetën, dyshes ua zbukuroi vogëlushja e tyre, Nina. Vajza e çiftit erdhi në jetë në një spital në Gjermani, ku ata jetojn prej kohësh.

Por Arbenita, së fundi ka shfaqur hapur pakënaqësinë e saj me spitalin në fjalë, i cili në faqen e tij publikon fotot e fëmijëve të lindur atje, por ajo e Ninës, nuk gjendet gjëkundi.

Modelja ka akuzuar gjermanët për racizëm, duke aluduar se vajza e saj është shqiptare dhe ndaj se kanë publikuar.

“Spitali ku linda në Gjermani nuk e postuan kurrë vogëlushen time në faqen e tyre, ashtu siç kanë bërë gjithmonë me çdo fëmijë që ka lindur atje.

Nuk them se po vdes që ata ta bëjnë këtë gjë për mua. Por më duket mosrespekt dhe e pasjellshme nga ana e tyre.

Kjo më bën të ndihem e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje. Dhe vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë që kanë lindur atje”, shkruan modelja.