HomeLifestyle

Stresi “i nxjerr bojën” këngëtares shqiptare! Dikur ka qënë e dashura ime

Stresi “i nxjerr bojën” këngëtares shqiptare! Dikur ka qënë e dashura ime

Që kur Stresi bëri publike lidhjen me Keisin ai nuk ka ndaluar së foluri për të në çdo dalje publike.

Çifti u fejua dimrin që lamë pas, ndërsa reperi i njohur me nofkën “djali i keq” është përfshirë kohët e fundit në probleme me policinë për shkak të ekspozimit të tij me hashash.

Së fundmi reperi ishte i ftuar në një intervistë për emisionin ‘NIN’. Intervista konsistonte në një lojë me dënime mes Stresit dhe moderatorit. Ata i bënin pyetje njëri-tjetrit dhe në momentin që dikush nuk pranonte të përgjigjej, dënohej duke ngrënë kombinime të shpifura ushqimesh.

Prezantuesi  i kërkon Stresit:

“Thuaj emrin e një kolegeje me të cilën ke pasur lidhje ose ke bërë flirt.”

Dhe reperi u përgjigj duke qeshur:

 “Po e them, është një kolege, Fifi. Dhe ka shtuar se kjo gjë ka ndodhur para shumë kohësh.”