HomeAktualitet

BATUTAT/ Pacienti: Ku je o punëtori i madh i Shqipërisë?! Rama: Ky qenka në superformë, pse e mbani shtruar?

BATUTAT/ Pacienti: Ku je o punëtori i madh i Shqipërisë?! Rama: Ky qenka në superformë, pse e mbani shtruar?

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një inspektim në spitalin e Fierit, i cili tashmë ka nisur të ofrojë shërbim për qytetarët.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Rama takoi nga afër personelin mjekësor.

Ndërkohë me entuziazëm e kanë pritur dhe pacientët vizitën e kreut të qeverisë, më të cilët Rama ka shkëmbyer dhe batuta.

Pacienti: Zoti kryeministër, o punëtori i madh i Shqipërisë. Ke bërë edhe atë ministren shumë punëtore, të rri afër

Rama: Po pse e mbani, ky qenka në super formë

Pacienti: Këtu qenka fantastike, gjithë kjo arkitekturë, të gjithë këta punonjës janë florinj, shumë punëtor. Është shumë pastërti.