HomeDiaspora

E rëndë/ Njerëz të shtrirë në tokë dhe tym i zi! Shpërthim i fuqishëm në mes të Beogradit: Plagosen disa persona

E rëndë/ Njerëz të shtrirë në tokë dhe tym i zi! Shpërthim i fuqishëm në mes të Beogradit: Plagosen disa persona

Pesë persona janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në qendër të Beogradit. Siç bëjnë të ditur mediat serbe, një bombol gazi ka shpërthyer brenda një restoranti në kryeqytet, e si pasojë kanë mbetur të plagosur punonjësit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen dy kamionë zjarrfikës, një numër i madh i oficerëve të policisë dhe një ambulance.