HomeKronike

Ku*vë! M*t! Si trajtohen jetimët e “Shtëpisë së Foshnjes” në Vlorë (Video)

Ku*vë! M*t! Si trajtohen jetimët e “Shtëpisë së Foshnjes” në Vlorë  (Video)

Emisioni investigative “Stop” ka publikuar pamjet e një kamere të fshehte në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë.

Aty shihet dhuna verbale dhe fizike ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion.

Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!

Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!

Punonjësja – O, të keqen una…

Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.

Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.

Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!

Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është? Pse je aq ku*** ti, moj?!

Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!

Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time, kolegen e punës ma meruan fare.

Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!

Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile, thashë se rashë…

Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës.