HomeAktualitet

Frrok Çupi paralajmëron fundin e hidhur të Sali Berishës por edhe të pasurisë së djalit të tij miliarder edhe pse i papunë

Frrok Çupi paralajmëron fundin e hidhur të Sali Berishës por edhe të pasurisë së djalit të tij miliarder edhe pse i papunë

Analisti i njohur, Frrok Çupi komentoi sot sërish në emisionin ‘Breaking’ shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur herë pas here masa të tilla.

“Fakti se për Berishën u bë një shpjegim, i cili ishte edhe në formën e akuzave penale, do të thotë se bën përjashtim nga shumë të tjerë.

Ishte presidenti, kryeministri i Shqipërisë. Në fillim kishte fituar një lloj besimi nga Amerika për të qeverisur në një vend ish-komunist.

A duhej të fliste drejtësia përpara? Sigurisht, por në rastin e Berishës që e kishte minuar drejtësinë dhe ishte nën një korrupsion jashtëzakonisht të madh, cila drejtësi do të fliste para SHBA?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë promotorët për reforminin e reformës në drejtësi.

Prej 92 nuk kishim drejtësi, ishte drejtësi e formuar me militantë politikë, të kthyer në shërbëtor të disa personave”, tha Çupi.

Teksa shtroi pyetjen “a mund të vinim ne me drejtësinë që kishte diktatura?”, analisti i njohur tha:

“Drejtësinë e bëjnë ligjet, e kur hymë në këshillin Europian, legjislacioni shqiptar u bë sipas tyre. Gjykatat që jepnin drejtësi duhej të kishin kapacitet profesionale.

Kemi masakrën e ‘96, ku Berisha ishte autori kryesor dhe nuk u paraqit asnjëherë në gjykatë.

Kemi vitin ‘97 ku u vranë 3 mijë njerëz dhe askush nuk shkoi para gjykatës.

Kemi vitin ’98 ku u bë grusht shteti, kemi vrasjen e Remzi Hoxhës.

Aktet mizore që kanë ndodhur në këto 30 vite e kanë kaluar diktaturën. Jemi në një periudhë ku dhuna dhe vrasjet pa gjyqe nuk mund të aplikohen më”.

Çupi shtoi se Berisha del e thotë ‘djali im ka punuar 4 muaj dhe është një ndër më të pasurit’, e si mund të themi se nuk është korrupsion?

Pse nuk u zgjodh drejtësia në Shqipëri, por garancia në Francë nga Berisha?

“Besoj se Berisha do të fitojë kohë në Francë, pasi e di se nuk fiton gjë aty. Politika amerikane deri tani nuk është hedhur në gjyq, nuk mund të fitohet me politikën.

Amerika ka bërë atë që bëhet politikisht, e ka izoluar presidentin e Shqipërisë për tentativat e tij për të prishur Shqipërinë.

Nuk e ka dënuar, nuk i ka dhënë asnjë masë, ka vepruar politikisht. Akuzat që formuloi DASH nuk ka nevojë të shtosh më shumë.

Tani fillon puna e drejtësisë. Berisha patjetër do të shkojë, nuk është më i dëmshëm, është i padëmshëm për Shqipërinë.

Procesi gjyqësor dhe hetimor për Berishën ka nisur. Për aq kohë sa u hap dosja e Gërdecit, 21 Janarit.

Kam përshtypjen se qoftë edhe këto porta që ka hapur drejtësia, shkojnë te krimet e Berishës. Kanë rrënuar jetën e njerëzve, drejtësinë. Me Berishën nuk do të kishte paqe në këtë vend.”