HomeAktualitet

“Veç ky kishte mbet pa e pas në dorë”, gazetarja sportive reagon ndaj komentit të zv. presidentit të ekipit

“Veç ky kishte mbet pa e pas në dorë”, gazetarja sportive reagon ndaj komentit të zv. presidentit të ekipit

Gazetarja sportive në Kosovë, Qëndresa Krelani është bërë sërish viktimë e ofendimeve nga drejtues të futbollit në Kosovës.
tudorbet
Pas rastit të trajnerit të Llapit, që i tha në një studio televizive “se nuk bënte për atë punë, po për pastruese”, këtë herë e ka ofenduar nënpresidenti i Llapit, Amrush Batatina.

Ky i fundit ka komentuar në një lajm të shpërndarë, ku thuhej se gazetarja është në një lidhje dashurie.

Në këtë lajm të publikuar nga një prej portaleve vendore të Kosovës, një koment ofendues e bëri nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina. Vetë gazetarja ka reaguar përmes një postimi në Instagram.