HomeAktualitetBota

VIDEO/ Presidenti francez qëllohet me shuplakë nga një qytetar në turmë

VIDEO/ Presidenti francez qëllohet me shuplakë nga një qytetar në turmë

Presidenti francez Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë nga një qytetar. Në mediat vendase është publikuar një video, e cila nisi së pari të qarkullojë në Twitter, ku duket një person i veshur me syze dhe maskë mbrojtëse që bërtet “Poshtë Macronia” dhe më pas gjuan presidentin francez me shuplakë në fytyrë.

Truprojat e Macron kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë poshtë agresorin dhe duke larguar presidentin nga vendngjarja. Për këtë ngjarje, së paku dy persona kanë përfunduar nën pranga.