HomeAktualitetDebat

SHBA: Shqipëria zonë me rrezik të ulët për Covid-19! Ambasadorja: Lajm i mirë për amerikanët që duan të vijnë

SHBA: Shqipëria zonë me rrezik të ulët për Covid-19! Ambasadorja: Lajm i mirë për amerikanët që duan të vijnë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, shkruan se Shqipëria klasifikohet si një vend me rrezik të ulët nga koronavirusi.

Diplomatja amerikane, përmes një statusi në twitter, thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19.

Ky është patjetër një lajm i mirë për amerikanët dhe mund të ndikojë në rritjen e numrit të vizitorëve.

“Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan ambasadorja Kim.