HomeAktualitetDebat

Ti e degjeneron shoqërinë, unë heq mikrofonin”! Plasi sherri live mes spikeres së lajmeve dhe Xheni Karajt

Ti e degjeneron shoqërinë, unë heq mikrofonin”! Plasi sherri live mes spikeres së lajmeve dhe Xheni Karajt

Ditën e sotme në emisionin “Abc e Pasdites” ka pasur një debat të ashpër mes Blerta Tafani dhe Xheni Karaj.

Mes tyre pati një bisedë të “zjarrtë” sa i takon përdorimit të tërmave ‘nënë’ dhe ‘prind’por dhe qasjes ligjore dhe në bisedat e përditshme.

Spikerja Blerta Tafaj theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay.

Kjo nxiti dhe një kundërpërgjigje të ashpër nga ana e Xheni Karajt. Dy gratë sulmuan njëra-tjetrën me ofendime të rënda.

Tafani: Unë jam kundër që të ketë një familje.

Karaj: Mua me vjen keq se je grua.

Tafani: Sigurisht, jam grua dhe nënë.

Karaj: I vetmi pozicion që i jep gruas është riprodhues.

Tafani: Nuk funksionon jeta me dy baballarë. Merr fund jeta me një familje homoseksuale.

Kjo ështe fyese kjo që thotë, lindni ju dhe për ne. Unë e heq mikrofonin, ti më fyen mua.

Karaj: Kjo është injorancë e madhe, të llahtarisesh. Kam rastisur në shumë debate po kështu..

Tafani: Ju nuk bëni dot familje.

Karaj: Sigurisht që bëjme.

Tafani: Jo nuk bëni.

Karaj: Që nesër mund të lind nëse dua.

Tafani: Dy burra nuk lindin dot. Ti e degjeneron shoqërinë. Është fatkeqësi e madhe që të lindni një fëmijë.