HomeAktualitetKronike

Djali “adoleshent” i Erzen Breçanit aksidenton rëndë 30-vjeçaren me një Benz super luksoz në vijat e bardha, e aksidentuara humbet këmbën

Djali “adoleshent” i Erzen Breçanit aksidenton rëndë 30-vjeçaren me një Benz super luksoz në vijat e bardha, e aksidentuara humbet këmbën

Detaje tragjike nga aksidenti i sotëm në Tiranë, ku një makinë përplasi një kalimtare teksa ecte në trotuar.

Mësohet se në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç.mKy i fundit është djali i Erzen Berçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore, më pas me gruan rreth të 30-ve, dhe më pas me një pemë që ishte buzë rrugës.

Aksidenti ka qenë aq i fortë sa mësohet se gruaja e aksidentuar, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme, ndërsa ka të këputur edhe njërën këmbë.

Ajo për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën.

Vajza e plagosur, rreth 30 vjeç, e cila u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, është shtatzënë.
Mësohet se goditja ka qenë e fortë, ndërsa në vendin e ngjarjes shiheshin edhe njollat e gjakut të kalimtares së plagosur. Në spitalin e Traumës ku AJO iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar.

Kujtojmë që Erzen Breçani, edhe pse ish-drejtor Policie, është një militant i verbër i PD-së dhe Sali Berishës.

Nuk kuptohet se si një djalë polici, mund të ketë një maksinë kaq luksoze, kur ai vetë nuk ka punuar asnjë ditë.