HomeDiaspora

E ekzekutuan me një plumb në kokë, dalin në dritë të tjera detaje për vrasjen e ish-shefit të anti-drogës: Kush e nxori në pritë? Pistoletën e tij e la në…

E ekzekutuan me një plumb në kokë, dalin në dritë të tjera detaje për vrasjen e ish-shefit të anti-drogës: Kush e nxori në pritë? Pistoletën e tij e la në…

Janë zbardhur detaje nga hetimet intensive që po kryhen nga autoritetet malazeze për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ku ish-shefi i anti-drogës, Rudolf Elezoviçit u vra me një plumb në kokë.

Mediat vendase bëjnë me dije se Elezoviç e kishte lënë në shtëpi pistoletën e shërbimit përpara se të dilte, ku hetuesit dyshojnë se shkoi në një takim me një person të panjohur, i cili mendohet se e ka nxjerrë në pritë. Më pas, mendohet se ai telefonoi familjen duke i njoftuar se po shkonte në Shkodër dhe se do të kthehej shpejt.

Pak ditë më parë në mediat malazeze u aludua se shefi i anti-drogës në Ulqin mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij tashmë e kanë rrëzuar këtë pretendim para hetuesëve, duke thënë se ishte një njeri tepër i ndershëm dhe guximtar.