HomeAktualitetDebat

Kongresi i PS-së, kryeministri Rama publikon pamjet emocionuese: Nga lotët për Finon te duartrokitjet për largimin e Gramoz Ruçit

Kongresi i PS-së, kryeministri Rama publikon pamjet emocionuese: Nga lotët për Finon te duartrokitjet për largimin e Gramoz Ruçit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e disa pamjeve pikante nga Kongresi i PS-së që u mbajt dje.

Një Kongres plot emocione ku nuk mungua surprizat, që nga dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika e deri tek lotët e ndjerë gjatë fjalës së vajzës së të ndjerit Bashkim Fino, e cila iu bashkua dhe PS-së.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë fotoalbum mes emocionesh në familjen e madhe socialiste dje, sot dhe neser, ju uroj një të dielë të paqtë”, shkruan kryeministri Rama.