HomeAktualitetDebat

Yuri Kim jep mesazhin e rëndësishëm pas takimit Rama-Blinken: Tregon se çfarë po përgatit SHBA për Shqipërinë

Yuri Kim jep mesazhin e rëndësishëm pas takimit Rama-Blinken: Tregon se çfarë po përgatit SHBA për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama u takua të dielën në Bruksel me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku u nënshkrua edhe një marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.

Për këtë takim ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter.

Diplomatja shkruan se partneriteti SHBA-Shqipëri po thellohet më tej.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari i Shtetit Blinken dhe Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë te Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet”, shkruan Yuri Kim në Twitter.