HomeAktualitetDebat

Po na dënon gjatë në pushtet”! Ndreu ironizon kryedemokratin: sa herë humbet zgjedhjet e “viagron” veten si hero fitues si Don Kishoti

Po na dënon gjatë në pushtet”! Ndreu ironizon kryedemokratin: sa herë humbet zgjedhjet e “viagron” veten si hero fitues si Don Kishoti

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ironizuar zgjedhjet në Partinë Demokratike, ku Lulzim Basha arriti të fitojë mandatin e tretë si kryetar i partisë.

Sipas tij, Basha e “viagron” veten si Don Kishoti i Mançes, por sa herë humbet e rizgjidhet, betohet se do të rrëzojë qeverinë, por e vetmja gjë që po bën është se po “dënon” socialistët që të qëndrojnë gjatë në pushtet.

“Ky Lulush Basha vazhdon e viagron veten si Don Kishoti i Mances. Sa here humb ky rizgjidhet, sa here rizgjidhet, del e ben be e rrefe se do rrezoje qeverine, dhe sa here bie ne grope, humb dmth, i kane vjedhe votat!

Ndersa sa here ben zgjedhje vete ne parti, zhduk lista, manipulojne procesin, fotografojne voten dhe vjedhin sy per sy

Me kete muziken e cakorduar qe i bie ne nje vrime, po na denon gjate ne pushtet ne socialisteve”, shkruan Pjerin Ndreu.