osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Greqia, ky vend i pasigurtë… nga grekët!

Greqia, ky vend i pasigurtë… nga grekët!

Nga Henri Bejl

I-

Pasi u lodhën dhe u stërmunduan grekët duke gjetur shqiptarin “bjond 40 vjeçar”, apo “shkurtabiqin esmer”, shumë të frikshëm si katallani, ose bandën e “shqiptarëve gjakësor” në zonën e Atikës, më në fund në mes të kësaj “mizorie kriminelësh” shqiptarë, u gjet vrasësi i pashpirt… një grek, bashkëshorti, piloti, me shkollë, para, kulturë dhe në damarë, gjak krimineli.

Greku nuk ishte ksenofob, sepse grekët “nuk janë”, por ndoshta i ndjerë inferior ndaj gruas angleze, e cila e paralajmëronte se do kthehej në vendin e saj, nuk deshi të poshtërohet dhe instikti i tha ta vriste, barbarisht, me fëmijën e tij në krahë dhe të vendoste mbi fytyrën e saj “dorën e allvanosve mizor dhe te pashpirt”, për të fituar dhembshurinë e bashkëkombasve dhe për të hedhur mbi kurrizet e kërrusura dhe të lodhura të shqiptarëve, nga këto llojë shpifjesh…gurë diskriminimi dhe poshtërimi.

Por nuk “ndezi zjarri” i mediave greke, që çdo ditë tregonin një histori për “vrasësin shqiptarë”, deri kur u ngeli lapsi i veshit në b*thë.

Po aq të turpshëm dhe të pafytyrë, ishin dhe tufa e gjithëfarë kalemxhiu shqiptarë, që punësohet si gazetarë vetëm se dëgjon e tregon thashetheme, si kurvat nëpër bordello.

Ndaj, çdo shqiptari i lind e drejta e revoltës dhe e klithjes duke përfshirë të njomin, të thatin, të poshtrin dhe të ngratin me këta që janë pak, por dëm bëjnë shumë…shumë, shumë, shumë.

Me dashje apo pa dashje, ne na lind e drejta me prova, t’i u akuzojmë se jeni vend i pasigurtë, i mbushur me kopila hibrid dhe kërkoni siguri nga ne!

II-

Kur vendi juaj është larg të qenit i sigurt edhe nga pandemia, vazhdoni të na akuzoni ne, ashtu si piloti Harallmbos, se ne jemi rrezik infektimi, kur ju jeni infeksioni, që na  persekuton dhe bllokon për të na zhvatur me të gjitha metodat.

Me sa duket, askund nuk keni lexuar, as statistikat e OBSH, se Shqipëria është vëndi i parë në Europë për vaksinimin për frymë dhe bëni sikur nuk shikoni dhe as dëgjoni, duke përrallisur e stisur gjithfarë metodash për të na fyer nga inati dhe smira, se jemi duke ecur shumë përpara, kurse ju keni ngelur aty ku ishit, të dyshimtë dhe të pasigurtë.

Nuk është se jeni guximtarë… por telendarë, që përfitoni nga heshtja e dyshimtë e politiqenëve tanë, që nuk lenë vend pa lehur për hallet e tyre dhe bien “squk” kur pazari i’a vlen… ku përfiton edhe sorra, edhe korbi, edhe dhelpra, edhe çakalli, këtej nga ne, e andej matanë kufirit… nga ju. /Ekskluzive.al