HomeAktualitet

“Shpresoj që ta lexosh këtë koment”! Qytetarët “masakrojnë” Berishën: Prindërit më thanë që Saliu erdhi në pushtet me turp dhe do të largohet me…

“Shpresoj që ta lexosh këtë koment”! Qytetarët “masakrojnë” Berishën: Prindërit më thanë që Saliu erdhi në pushtet me turp dhe do të largohet me…

Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij janë shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Berisha ka vendosur të sfidojë Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken duke e paditur për shpifje ndaj tij.

Ai akuzoi Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken se ka shpifur dhe ka përgënjeshtruar personalitetin e tij pasi sipas Berishës, ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aferë korruptive në të gjitha vitet e pushtetit.

Gjatë kësaj periudhe, Berisha ka vazhduar me denoncimet e tij kundër kryeministrit Rama, duke publikuar çdo mesazh nga qytetari dixhital.

Në mesazhet e tij ka patur reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata shprehen se pas kësaj qëndron vetë Sali Berisha.

“Shpresoj që ta lexosh këtë koment. Në vitet 1991-1992 kur errdhe në pushtet Sali, prindërit e mi të cilët nuk ishin komunista na thanë: ky njeri ka arrdhë në pushtet me turp dhe do të largohet me turp. Sa e vërtetë doli ky konstatim. Qofsh gjithmonë i mallkuar”, i shkruan një qytetar.