HomeAktualitetSport

Pamjet po thyejnë rrjetin! Ronaldo tregon madhështinë pas humbjes me Gjermaninë: Bën gjestin emocionues në fushë

Pamjet po thyejnë rrjetin! Ronaldo tregon madhështinë pas humbjes me Gjermaninë: Bën gjestin emocionues në fushë

Portugalia u mposht me rezultatin 4-2 nga Gjermania në ndeshjen e dytë të Grupit F të për “Euro 2020”.

Megjithatë, edhe përkundër humbjes dhe zbehjes së gjasave për të kualifikuar tutje, Ronaldo nuk u duk edhe aq i shqetësuar.

Ylli portugez tregoi madhështinë e tij me një gjest që fitoi zemrat e miliona tifozëve.

Pas ndeshjes, Ronaldo pa hezituar ia dhuroi fanellën e tij një tifozi në tribuna, i cili kishte një kapele me emrin e tij dhe një pankartë në duar.

Ronaldo momentalisht është shënuesi më i mirë në “Euro 2020” me tri gola të realizuar.