HomeAktualitet

Tjetër aksident i rëndë në Tiranë! Makina përfundon në lumin ‘Lana’ pasi përplas një qytetar me biçikletë

Tjetër aksident i rëndë në Tiranë! Makina përfundon në lumin ‘Lana’ pasi përplas një qytetar me biçikletë

Një tjetër aksident i rrezikshëm është shënuar dje në Tiranë. Një automjet ka përplasur një burrë, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Qytetari, shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa makina ka përfunduar anës Lanës. Ndërkohë ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.

Qytetari i plagosur është transportuar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.