HomeAktualitetKronike

Përcillen në banesën e fundit familja Gushi, gjyshja mes dhimbjes thërret: O lulet e nënës çfarë më bëtë

Përcillen në banesën e fundit familja Gushi, gjyshja mes dhimbjes thërret: O lulet e nënës çfarë më bëtë

Dera e familjes Gushi mbylli dyert përgjithmonë, pasi katër anëtarët e saj u përcollën ditën e sotme për në banesën e fundit, pas aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë.

Eduarti, Silvana, Eva dhe Anastasia, u vajtuan sot nga të afërmit e tyre, ndërsa nëna e Silvanës mes dhimbjes thërret ‘o lulet e nënës çfarë më bëtë’.

Ceremonia mortore u krye në fshatin Dukas Coban, aty ku familja Gushi jetonte përpara se të emigronte në Greqi.

Familja Gushi humbi jetën dje në një aksident tragjik ku makina që ata udhëtonin u përplas nga një “Audi” që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani e që lëvizte me 200 km/h.

Eduart Gushi 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.