HomeAktualitetDebat

Braçe thumbon Metën dhe Bashën: Nuk na gjykojnë dot nga sarajet e tyre nga Qerreti, në Hamallaj e Lalëz

Braçe thumbon Metën dhe Bashën: Nuk na gjykojnë dot nga sarajet e tyre nga Qerreti, në Hamallaj e Lalëz

Nga Erjon Braçe

30 vite qe na mbyten me: Privati e menaxhon me mire ate qe eshte e shtetit!

Keshtu thone per tokat shteterore, keshtu thone per kullotat, keshtu thone per pyjet, keshtu thone per ujrat, keshtu thone per bregun, keshtu thone per detet e liqenet, lumenjte;

Keshtu thane per fabrikat dhe i shkaterruan, keshtu thane per hidrocentralet dhe i shiten, keshtu thane per ndermarrjet bujqesore, serat ne to dhe I rrafshuan, keshtu thane per bregdetin dhe e mbollen me ndertime pa leje, vazhdojne akoma;

Keshtu thane edhe per plazhet dhe thjesht i zaptojne duke treguar forcen me shtetin e njeri tjetrin;

Edhe kur i marrin me leje i vene cmimin e kuksit nje cadre apo pa turp ja shesin te tjereve duke bere si zot me bregun e shtetit!

Tani eshte koha qe shteti te marre ate qe kudo ne bote eshte e shtetit, ate qe eshte publike, ta menaxhoje ne nje menyre, e vetmja: te sherbeje per qytetaret, vendas e te huaj, si kudo!

Pjesa tjeter ka te bej me ate qe thashe dy muaj te shkuar; Beteja me armet dhe te zotet eshte ceshtje vullneti e institucioneve nga policia tek prokuroria e gjykata; ligji eshte, i ashper madje!

Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij;

Jane pjese e urrejtjes dhe grabitjes kombetare ndaj gjithckaje publike, ne fillim ne qerret e tani nga Hamallaj ne Lalez!

Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!