HomeBota

“Zemër pishina po fundoset”! Një grua po fliste në telefon me burrin në momentin që ndërtesa 12 katëshe ra

“Zemër pishina po fundoset”! Një grua po fliste në telefon me burrin në momentin që ndërtesa 12 katëshe ra

Një grua që po qëndronte në ballkonin e banesës së saj në katin e katërt kur ndërtesa në Florida u shemb, i tha burrit të saj përmes telefonit se po shihte pishinën “duke u shembur” pak sekonda para se linja të binte, raporton Sky News.

Cassie Straton po fliste me burrin e saj, Michael, nga ballkoni në anën jugore të Kullave Champlain kur vuri re që ndërtesa filloi të dridhej të enjten herët, tha motra e saj e madhe Ashely Dean.

“Papritmas ajo i thotë të shoqit, “zemër, pishina po shembet. Pishina po fundoset në tokë”, tha Dean, sipas Sky News.

“Ai tha:” Çfarë flet? ” Dhe ajo thotë, “Toka po dridhet, gjithçka po dridhet” dhe pastaj ajo lëshoi një britmë drithëruese dhe linja u ndërpre”, shtoi e motra.

Straton është në mesin e 159 banorëve të ndërtesës që janë ende të zhdukur.

Numri zyrtar i të vdekurve është aktualisht katër.