HomeLifestyle

18-vjeçarja “franceze”shpallet “Miss Shqipëria 2021”!

18-vjeçarja “franceze”shpallet “Miss Shqipëria 2021”!

Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesja e ‘Miss Shqipëria 2021’. Lea Islamaj është 18 vjeçarja e cila rrëmbeu kurorën e më të bukurës.

Lea Islamaj ka lindur dhe është rritur në Francë. Pak para finales, Lea u shpreh se ka qenë dëshirë e prindërve të saj që të konkurronte në ‘Miss Shqipëria’ dhe ajo vendosi të merrte pjesë duke i bërë krenarë me fitoren e madhe.

Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në ‘Miss France’, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.