HomeBota

Trump i hap “luftë” rrjeteve sociale, i bën gjëmën ‘Facebook-ut’ dhe ‘Twitter-it’

Trump i hap “luftë” rrjeteve sociale, i bën gjëmën ‘Facebook-ut’ dhe ‘Twitter-it’

Donald Trump ka njoftuar procese gjyqësore kundër gjigantëve të teknologjisë Tëitter dhe Facebook pasi dy platformat i kanë bllokuar aksesin prej disa muajsh.

Lajmi raportohet nga Newsmax, ndërsa padia e Trump vjen pas pretendimeve se ai është censuruar padrejtësisht.

“Ne do të provojmë se kjo censurë është e paligjshme, është antikushtetuese dhe është plotësisht jo-amerikane.

Ne i kërkojmë gjykatës të vendosë masa ndëshkimore ndaj këtyre gjigantëve të mediave sociale. Kjo është e para nga paditë e tjera të shumta”, është shprehur vetë Trump.

Trump ka akuzuar vazhdimisht rrjetet sociale për shtypjen dhe censurimin e zërave konservatorë.

Facebooku ka vendosur të pezullojë për dy vjet llogaritë e ish-presidentit Donald Trump aty dhe në Instagram, pasi doli në përfundimin se postimet e tij nxitën dhunë përpara sulmit të 6 janarit në Kongresin amerikan.

Nga ana tjetër edhe Tëitter-i, e ka ndaluar përgjithmonë qasjen e ish-presidentit në shërbimet e tij.