Duke iu referuar raporteve të palës italiane, Bushati akuzoi Tahirin se gjatë drejtimit të Ministrisë së Brendshme kanabizoi vendin. Tahiri mohoi akuzën duke i kërkuar gazetarit që t’i referohej shifrave dhe jo konstatimeve personale.
“Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis që në kohën e Berishës! Ju keni gënjyer, ose keni mbyllur sytë. Nuk flasim vetëm për Lazaratin, kështu ka qenë Kruja, Berati, Malësia e Madhe, Tirana po ashtu.Jam i hapur për ballafaqim shifrash me ty dhe këdo. Në katër vite që kam qenë unë ministër janë më pak se një vit i Sali Berishës”, deklaroi Tahiri.
Bushati iu referua edhe mediave ndërkombëtare dhe disa shkrime në to në lidhje me kultivimin e hashashit.
“Mediat italiane, gjermane e franceze kanë shkruar që në Shqipëri po bëhet nami me kultivimin e hashashit”, tha Bushati.
Tahiri e mohoi këtë duke i kujtuar se si “Në mediat e huaja e dimë të gjithë sesi blihen artikujt se janë artikuj me pagesë”